VIDEO/ Çudi tjetër në sportin shqiptar, trajneri godet me shuplakë lojtaren

Çuditë nuk kanë të sosur në sportin shqiptar. Këtë herë vjen në qendër të vëmendjes ndeshja e volejbollit për fenra mes Korçës dhe Dinamos.

Trajneri i korçareve, Romeo Xega i ka dhënë në mënyrën e tij direktivat. Ai ka grumbulluar ekipin dhe nuk e mendoi dy herë të lëshonte shuplakën mbi një prej lojtarëve.

Për më tepër ky rast vjen në moshën U-18 dhe kjo është tjetër arsye për “të vendosur duart në kokë”. Më saktë në një vend normal pasi në Shqipëri nuk shihet si një befasi e madhe kjo sjellje. Një shoqëri e dhunshme e reflekton sjelljen e saj kudo, edhe në sport. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *