Milani mposhti të dielën me lehtësi Venecian në shifrat 3-0. Por ndeshja e vërtetë u luajt jashtë stadiumit. Tifozët më të pasionuar të kuqezinjve mbërritën në Venecia me anije, duke dhuruar edhe pamje spektakolare që janë shpërndarë në rrjet.
Gjatë lundrimit ata kanë hasur edhe tifozët kundërshtar dhe kaq mjaftoi që të niste një “show“ i vërtetë. Të dyja tifozeritë kanë hedhur tymëse, duke treguar forcën e tyre përpara nisjes së ndeshjes. Pamje këto që vetëm personat e dashuruar me këtë sport mund ti dhurojnë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/