Një çmenduri e vërtetë ka ndodhur në “Anfield Road“. Manchester United-i ka pësuar humbjen më të thellë në historinë e Premier League-s. Liverpool-i ka poshtëruar “djajtë e kuq”, duke i mposhtur me rezultatin tenistik 7-0.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 43-të, kur Gakpo dërgoi topin në rrjetë. Që prej atij momenti, të kuqtë nuk kanë treguar aspak mëshirë. Nunez dyfishoi rezultatin në minutën e 47, ndërsa Gakpo shënoi përsëri 3 minuta më vonë. Në listën e golashënuesëve përfshihet edhe Salah, i cili shënon dy herë, fillimisht në të 66-n dhe më pas në të 83-tën. Nunez shënon golin e dytë personal në minutën e 75, ndërsa për të vulosur shifrat përfundimtare të kësaj sfide mendon Firmino në minutën e 89./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
A quick reminder, this is Liverpool’s seventh goal pic.twitter.com/S4QpMDZVZ0
— ??????? (@skppre) March 5, 2023