Mbrëmjen e sotme janë luajtur edhe dy ndeshjet e mebtura të fazës çerekfinale në Champions League. Porto u shfaq si një surprizë e bukur një raund më parë, ku eliminoi befasishëm një ekip të madh si Juventusi. Por nga ky eliminim ka qenë Chelse ai që ka marrë leksione, duke mos bërë gabimet e bardhezinjve.
Blutë e Londrës ia kanë dalë të largohen me një fitore 0-2 nga Portugalia, duke qenë më të qetë për të përgatitur ndeshjen e kthimit. Skuadra angleze ka shënuar nga një gol në secilën pjesë. I pari erdhi nga këmbet e talentit Mount, i cili në minutën e 32-të zhbllokon rezultatin. Ndërkohë rezultatin përfundimtar do e vuloste Chilwell, që realizon një gol mjaft të bukur në minutën e 85 të takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/goller_anlik/status/1379897339884806146