VIDEO/ Chelsea fiton ndeshjen për 8 minuta, Havertz dhe Mount i japin tre pikët bluve të Londrës

Chelsea ka marrë tre pikët në ndeshjen e parë pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të Kupës së Botës. Blutë e Londrës kanë mposhtur Bournemouth-in me rezultatin 2-0. Chelsea nuk la shumë vend për histori në këtë ndeshje, pasi ndëshkon mjaft herët miqtë.

Kai Havertz e dërgon topin në rrjetë në minutën e 16 të takimit, ndërsa vetëm 8 minuta më vonë dha asistin për Mason Mount-in. Me një goditje fantastike ky i fundit dyfishon rezultatin. Kaq mjaftoi që Chelsea të dilte me tre pikët nga “Stamford Bridge”. Skuadra londineze tashmë shkon në kuotën e 24 pikëve dhe merr vendin e 8 në tabelën e renditjes në Premier League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *