Romelu Lukaku trazoi jo pak ambientin në radhët e Chelsea-t. Deklarata e tij për skuadrën dhe flirti me Interin tronditi tifozët anglezë. Tuchel pati një ballafaqim me lojtarin ditën e djeshme, ndërsa sot vetë sulmuesi belg ka dhënë një prononcim për faqen zyrtare të bluve të Londrës. Lukaku është gjobitur me plot 500 mijë paund. Në këto kushte detyrohet të bëjë prapakthehu dhe kërkon falje për fjalët e thëna. Shtatlarti i Chelsea-t vërteton edhe një herë mosbesnikërinë ndaj ekipeve, teksa përsëri kthen faqen dhe harron shpejt Interin duke u përmendur tifozëve lidhjen e madhe që ndjen me klubin nga “Stamford Bridge“.
“Për të gjithë tifozët, më falni për mërzitjen që ju shkaktova. Ju e dini lidhjen që unë kam me këtë klub që nga adoleshenca ime. E kuptoj tërësisht se jeni mërzitur. Tani është në dorën time që të rivendos besimin. Do bëj më të mirën që të tregoj devotshmëri çdo ditë në stërvitje dhe në ndeshje për tu përpjekur për t’i fituar ndeshjet. I kërkoj falje trajnerit për ato çfarë thashë, si dhe shokëve të skuadrës e bordit, sepse mendoj se nuk ishte në momentin e duhur“, ka thënë Romelu Lukaku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
A message from Romelu.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 4, 2022