Këto 45 minuta të para të ndeshjeve të Champions League kanë sjellë me vete edhe gafa nga klubet e mëdha. Atalanta është duke barazuar me shifrat 1-1 me Manchester United, ku goli i parë erdhi edhe falë përgjumjes së De Geas. Goditja e Iliçiçit ishte qendrore, por kalon në mënyrë të habitshme poshtë trupit të De Geas.
Ndërkohë në Torino Juventusi e ka mbyllur pjesën e parë në baraspeshë 1-1 me Zenitin e Shën Peterburgut. Ishte një autogol i Bonucci-t ai që solli barazimin, duke bërë që bardhezinjtë ta pësojnë prej gabimeve të tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/ReachDotcom/status/1455639555030269958