Çuditë nuk kanë fund në këtë sezon të pazakontë. Një Champions League e çmendur është kjo që po shohim këtë verë. Të mëdhatë janë jashtë dhe gjysmëfinalet tashmë janë me ekipe që nuk e kanë fituar kurrë këtë kompeticion, duke përjashtuar Bajernin e Mynihut.
Barcelona u turpërua mbrëmë me shifrat 2-8, Juventusi u eliminua nga Lioni dhe surpriza ende nuk ka fund. Francezët dërgojnë në shtëpi edhe një tjetër emër të madh si Manchester City, teksa fituan pastër me shifrat 1-3. “Oreksi vjen duke ngrënë” u shpreh trajneri Garcia para ndeshjes dhe duket e nuk kanë qenë thjesht fjalë.
Në atë që dukej si rruga e ferrit për Lyonin, duke pasur parasysh kundërshtarët që e prisnin, francezët kanë treguar se në futboll gjithçka është e mundur dhe të njëjtën surprizë do të kërkojnë edhe ndaj Bajernit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/OnlyFootballCl1/status/1294735135364055040
Kevin de Bruyne ties it for Manchester City! #ManCity #ManCityOL #UCL #ChampionsLeague https://t.co/DNYW8ReR55
— Overtime Heroics (@OT_Heroics) August 15, 2020
https://twitter.com/legendesfoot/status/1294717543140270084