Të gjithë presin me padurim që të shohin pamjen e ofruar nga “Arena Kombëtare” në muajin nëntor. Pavarësisht se në Shqipëri jemi mësuar të kritikojmë mbi gjithçka, madje edhe atëherë kur nuk duhet, të ndërgjegjshëm duhet të tregohemi kur theksojmë faktin se një stadium i tillë nuk ka qenë kurrë më parë në vendin tonë.
Madje jo vetëm këtu, por edhe në shumë vende fqinje. Nëse ndalemi pak më tepër mbi spektaklin e dritave, ngjashmëria është e madhe me “Allianz Stadium”, që i përket Juventusit. Kështu mund të duket edhe “Arena Kombëtare” në këtë aspekt, me fikjen dhe ndezjen e dritave, që na japin një pamje tjetër. Për të bërë një krahasim në këtë system, mjafton vetëm të shihni dy videot e mëposhtme. /Sport Ekspres/