VIDEO/ Çfarë mrekullie! Bellinghami bën çmendurinë në sekondat e fundit, roveshata e tij e dërgon ndeshjen në shtesa

Xhud Bellinghemi ka bërë mrekullinë në përballjen mes Anglisë dhe Sllovakisë. Shranci ndëshkoi “tre luanët” në pjesën e parë të takimit, duke shkaktuar ankth te tifozeria angleze. Loja e vakët e ishullorëve i shuajti për një moment shpresat për të kaluar në çerekfinale.

Por atëherë kur pritej vërshëllima e trefishtë e gjyqtarit, Bellinghemi bëri çmendurinë për Anglezët. Mesfushori i Realit të Madridit shënoi një gol me roveshatë në sekondat e fundit duke kthyer shifrat në baraspeshë. Tashmë fituesi do të vendoset në 30 minutat e kohës shtesë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/