Porto është shpërfytyruar në përballjen e luajur shtëpi kundër Liverpulit. Portugezët nuk kanë mundur të ndalin dot ekipin e Klopit dhe janë mposhtur me rezultatin e thellë 1-5. Fajtor në këtë golead është portieri Kosta, që si për të mos mjaftuar hezitimi në golin e dytë, bën një gafë të pashpjegueshme në fraksionin e dytë të lojës.
Liverpuli nis një kundërsulm me Firminjon, ndërsa portieri i Portos shihej të dilte shumë larg zonës së tij, pavarësisht se mbrojtësi kishte fituar duelin e shpejtësië me brazilianin. Firminjo e shfrytëzon këtë gabim të Kostës dhe e dërgon topin drejt rrjetës.
Sprinti i fuqishëm nuk i vjen në ndihmë gardianit të ekipit portugez, që e largon topin vetëm pasi ai kishte kaluar vijën fatale. Kjo gafë e pashpjegueshme ka lënë të habitur edhe trajnerin, që ndoshta në ato momente do të jetë përjekur për të kuptuar se çfarë i erdhi në mendje portierit të tij në ato momente. Kjo pasi ngjasonte sikur dëshironte vetë të pësonte një tjetër gol./Sport Ekspres/