Mousa Sisoko u shit nga Totenhemi te Ëatfordi, për të mbyllur gjithçka në vlerën e tre milionë eurove. Futbollisti nuk e dëshironte një lëvizje të tillë, por gjithçka erdhi pas zyrtarizimit të trajnerit të ri te Totenhemi, Nuno Espirito Santo. Vetëm tre ditë pas mbërritjes në krye të ekipit do t’ia bënte të qartë Sisoko se duhej të përgatiste valixhet.
Debutimi i mesfushorit me Ëatford do të vinte pikërisht ndaj Totenhem. Në minutën e 20 të takimit, lojtari në fjalë kishte një duel me Dele Alli duke dalë të dy nga fusha. Megjithëse e pa fare mirë që topi nuk ishte më në lojë, Sisoko zgjodhi që të godiste me top trajnerin që e largoi nga Totenhemi për të shfryrë disi mllëfin e tij. Në moment mesfushori e kuptoi se e teproi dhe do t’i kërkonte falje. /Sport Ekspres/