VIDEO/ “Çfarë gaboi?”! Luksemburgu “ia fali”, Ronaldo humb rastin që do e shënonte edhe djali i tij

Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi janë padyshim dy figurat kryesore që do të mbeten të rrënjosura thellë në historinë e futbollit. Për shkakun e gjithë golave të shënuara në këto vite, tashmë çdo tundje rrjete që vjen nga këta futbollistë, thyen një rekord. Nëse flasim për formën aktuale, atëherë hapet tjetër diskutim. Pas kritikave të shumta te Juventusi që u eliminua në “Champions League”, Ronaldo ka humbur dukshëm nga shkëlqimi i dikurshëm.

Në ndeshjen e sotme Portugalia do të fitonte në shifrat 1-2 ndaj Luksemburgut, ndërsa goli i fitores erdhi nga ylli portugez. Pas krosimit që mbërriti në brendësi të zonës, Ronaldo nuk do e kishte aspak problem për ta dërguar topin në rrjetë dhe ta kalonte portierin.

Por gafën e madhe e ka bërë në minutën e 78 të takimit, për të qetësuar Kombëtaren e tij në marrjen e tre pikëve pas përmbysjes që i bëri Luksemburgut. Vendasit “ia falën” golin teksa një prej lojtarëve ia dha topin në këmbë Ronaldos, ku i mbetej të kalonte vetëm portierin. Për çudi të madhe dhe ashtu siç nuk e kemi parë kurrë, sulmuesi nuk arriti që të shënonte një mundësi që mund të ishte finalizuar me sukeses edhe nga djali i tij, Cristiano Ronaldo Junior. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *