Emocionuese/ Në Spanjë nuk përmendin Kosovë, organizohet protesta për shqiptarët në Katalonjë

Një mesazh emocionues ka ardhur në Lleida të Katalonjës, atje ku është organizuar një protestë. Përpara ndeshjes mes Spanjës dhe Kosovës po vazhdohet që të luftohet në territorin e huaj për të poshtëruar mikun në çdo mënyrë të mundshme, pasi nuk e njohin ende si shtet.

Duke marrë parasysh dështimin e parë për të mos lënë himnin dhe flamurin e Kosovës, pasi dardanët nuk do të zbrisnin në fushën e blertë, spanjollët kanë menduar që ta ulin kundërshtarin e tyre duke mos e përmendur si emër.

Për këtë arsye në Katalonjë është organizuar protesta për mbrojtjen e dinjitetit të Republikës së Pavarur të Kosovës, për t’u mos quajtur vetëm si “territori”. Një gjest i vogël që flet shumë. Të gjithë të bashkuar, pa dallim kombi, feje dhe race, për të luftuar të keqen e nëpërkëmbjes që bëjnë “fuqitë e mëdha”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online