Real Madrid arriti të fitonte me shifrat 0-2 kundër Cadiz në transfertë. Mirëpo, tema kryesore pas ndeshjes ishte mesfushori Dani Ceballos, për shkak të lëvizjes së turpshme që bëri në minutën e 29-të. Ceballos ishte në duel me Alcaraz dhe përfundoi në tokë duke u ankuar se lojtari i Cadiz-it e goditi me grusht në fytyrë dhe arbitri dha faull për Real Madridin.
Për shkak të rënies dramatike të mesfushorit të Real Madridit, arbitri kryesor i dha Alcarazit një karton të verdhë pa u menduar shumë. Pamjet e përsëritura treguan qartë simulimin e Ceballos, me tifozët e kanë kritikuar jo pak për veprimin e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/