“Granada do të më bëjë kapiten po u ngjitëm në La Liga”! Myrto Uzuni tregon si po e joshin në Spanjë: Kam oferta nga Premier League, më duan klubet më të mira

Myrto Uzuni po kalon një formë fantastike në La Liga 2. Sulmuesi ka shënuar edhe golin e 21 në këtë kampionat. Interesimet për këtë lojtar janë të mëdha, por Granada e ka gjetur mënyrën sesi ta josh për të qëndruar në të ardhmen. I ftuar në “Supersport”, Uzuni ka zbuluar se klubi do ta bëjë kapiten nëse ngjiten në La Liga.

“Granada synon të më bëjë kapiten nëse ngjitemi në La Liga. Ky është sprinti final për mua dhe do jap maksimumin. Nëse vjen një ofertë e parezistueshme normal që do iki. Janë ekipe nga vendi i parë deri në vendin e pestë e të gjashtë të La Ligas dhe nga Premier League. Kam dhe ofertë për në Katar. As nuk e mendoj që të lëviz nga Europa, futbollin di ta bëj më së miri dhe jam i lumtur dhe mendoj se kam edhe shumë për të dhënë”, tha Uzuni. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online