Janë mbyllur edhe ndeshjet e mbrëmjes në Europa League, të vlefshme për fazën e 1/16-ave. Çelsi dhe Napoli kanë arritur fitore në transfertë, duke hedhur një hap mjaft të rëndësishëm drejt kalimit më tej. Ndërkohë, edhe Valencia ka marrë një triumf në Skoci ndaj Sëlltikut 0-2.
Në Suedi, ekipi i drejtuar nga Sarri, triumfoi me shifrat 1-2, teksa kaloi në avnatazh pas gjysmë ore lojë me anë të Ros Barklejt. Në pjesën e dytë, ishte Oliver Zhiru, i cili dyfishoi shifrat. Malmo arriti të shkurtonte diferencën në minutën e 79-të me anë të Kristiansen, duke mbyllur gjithçka në 1-2.
Napoli i Ançelotit, ka treguar menjëherë forcën, ku ka triumfuar me shifrat 1-3 ndaj Zyrihut të Kolollit e Kryeziut. Insinje dhe Kajehon shënuan që në 20 minutat e para, duke çuar në pushim me avantazh të dyfishtë të kaltrit.
Në pjesën e dytë, pati vend dhe për Zielinskin, i cili shënoi 13 minuta përpara fundit. Më pas, ishte lojtari nga Kosova, Kololli, i cili shkurtoi diferencën në 1-3 nga pika e bardhë e penalltisë, ku ekzekutoi në mënyrë perfekte panenkën e famshme. Nga ana tjetër, Valencia triumfoi në Gllasgou 0-2, duke mposhtur Sëlltikun në një përballje që shihej si delikate për spanjollët. Franfurti dhe Shaktar Donetsk janë ndarë në paqe në Ukrainë, në një ndeshje që u mbyll me shifrat 2-2.
Sëlltik – Valencia 0-2
Shënues: Çerishev 42’, Sobrino 49’
Klub Bryzh – Salcburg 2-1
Shënues: Densvil 65’, Uesli 81’ / Jonuzoviç 17’
Malmo – Çelsi 1-2
Shënues: Kristiansen 79’ / Barklej 30’, Zhiru 58’
Plzen – Dinamo Zagreb 2-1
Shënues: Pernica 54’, 83’ / Olmo 41’
Shakhtar Donetsk – Eintracht Frankfurt 2-2
Shënues: Marlos 10’ (pen.) Taison 67’ / Hintereger 7’, Kostiç 50’
Sporting – Vijarreal 0-1
Shënues: Pedraza 3’
Zyrih – Napoli 1-3
Shënues: Kololli 83’ (pen.) / Insinje 12’, Kajehon 21’, Zielinski 77’