Granit Xhaka është kthyer sërish në “Emirates Stadium”, por këtë herë si kundërshtar i Arsenalit. Mesfushori shqiptar është pritur në mënyrë të ngrohtë nga klubi me të cilin luajti për 7 sezone. Përpara fillimit të miqësores me Bayer Leverkusenit në tabelën elektronike të stadiumit u shfaq një fotografi e Xhakës me mbishkrimin: “Mirë se u ktheve sërish”.
Ndërkohë, në minutën e 80 të takimit, kur lojtari i Leverkusenit u zëvendësua nga Xabi Alonso, të gjithë tifozët e Arsenalit u ngritën në këmbë dhe e shoqëruan me duartrokitje. Në fund edhe Mikel Arteta i shkoi pranë vijës kufizuese për t’i dhënë një përqafim të ngrohtë ish-mesfushorit të tij. Një respekt i jashtëzakonshëm për ish-kapitenin e Arsenalit. Çaste të cilat në futboll vlejnë më shumë se trofetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/