VIDEO/Çalhanoglu shfaqet ndryshe nga lojtarët e tjerë të Interit, i vetmi me bluzën e veçantë te zikaltrit

Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet mjaft i fuqishëm një javë më parë, nga i cili janë raportuar me mijëra viktima që kanë humbur jetën. Në shenjë solidariteti për kombin e tij, Hakan Çalhanoglu ka vendosur të shfaqë një mesazh përpara fillimit të ndeshjes së sotme kundër Sampdorias. Ndryshe nga lojtarët e tjerë të Interit, mesfushori turk ka kryer nxehjen me një bluzë ku shkruhej: “Lutuni për Turqinë”!

Një veprim që nuk është ndjekur nga asnjë prej shokëve të tij të skuadrës, të cilët kanë dalë në fushë me uniformat e tyre të zakonshme. Ndërkohë, nuk ka munguar mbështetja e tifozëve të Interit, që kanë shpalosur në stadium banerin me shkrimin: “Jemi pranë Sirisë dhe Turqisë. Çalha, njëri prej nesh”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *