Arbitri turk Cakir është bërë përsëri pjesë e polemikave, për shkak një penalltie në ndeshjen Gjermani-Rumani e përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të “pancerave”. Në minutën e 8-të, Timo Verner rrëzohet në zonë dhe Cüneyt Çak?r akordon penallti. Megjithatë, Cakir kërkoi asistencën e VAR-it, duke e parë personalisht aksionin. Është pikërisht teknologjia ajo që shpëton arbitrin turk, i cili më pas ndryshon vendimin e tij dhe lejon lojën të vijojë normalisht.
Kjo ka nxitur acarimin e të gjithë gjermanëve, të cilët fatmirësisht nuk u ndikuan prej këtij vendimi, duke arritur të fitojnë ndeshjen. Kujtojmë se në ndeshjen Milan-Atletico Madrid, arbitri turk akordoi mjaft vendime të dyshimta në favor të spanjollëve, duke u përballur kështu me 1 javë përjashtim nga UEFA./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
https://twitter.com/ChelseaBallerz/status/1446549037222608901