Erzeni ishte hirushja e Superiores deri tani. Ky ekip jo vetëm që nuk e kishte njohur humbjen deri tani, por nuk kishte pësuar ende asnjë gol. Kodin e kasafortës ia ka gjetur Bylisi, që arriti të tundte 4 herë rrjetën.
Dy gola u shënuan në 24 minutat e para, me Lajthian dhe Kacorrin që shfrytëzuan goditjet e këndit. Shumë raste të shpërdoruara më pas nga Bylisi, ku Beji mund të shënonte edhe dy herë të tjera në pjesën e parë.
Gjithsesi, sulmuesi e ndëshkoi Erzenin në të dytën, pas një dhurate nga portieri kundërshtar. Miqtë ngushtuan diferencat me anë të Souza në minutën e 70, ndërsa Ferreira realizoi të katërtin në të 89. /Sport Ekspres/
Bylis: Teqja; Trumci, Janku, Damçevski, Loran; Maçolli, Qoshku, Lajthia; Perreira Da Silva, Kaçorri, Beji
Erzeni: Xhika; Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Asani; Kahrimanoviç, Alan, Mehmeti; Ademi, Nonato, Kadriu