Partizani ka humbur në transfertën ndaj Egnatias në shifrat 3-0. Ekipi i Kolelës ka zhvilluar ndeshjen më të dobët të sezonit. I vetmi rast sesi të kuqtë mund të shpëtonin këtë ndeshje, nëse kjo mund të ndodhte, ishte minuta e 16. Një rast i diskutueshëm për penallti teksa Da Silva është rrëzuar përpara portierit të Egnatias dhe loja vazhdon.
I ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Bujar Pregja u shpreh se rasti në fjalë nuk ishte penallti: “Fillimisht Da Silva ka shkelur me këmbën e majtë portierin dhe aty është faulli i parë më pas ndodh ai kontakti tjetër i portierit me Da Silvan. Për këtë arsye, mendoj se nuk ishte penallti”, tha Pregja. /Sport Ekspres/