Armando Broja po vazhdon me paraqitjet e nivelit të lartë te Viteshe duke shënuar golin e pestë në kampionat. Sulmuesi shqiptar e ka thënë hapur se qëllimi i tij është që të përgatitet dhe të rikthehet sërish nga huazimi në Londër, për të veshur sërish fanellën “e bluve”. Një dëshirë kjo e cila do të realizohet nëse Broja do të ketë këtë ecuri fantastike. Nga ana tjetër edhe vetë Chelsea e ka në projekt sulmuesin për të ardhmen pas shpërthimit të tij tek të rinjtë. Gjithashtu futbollistët që ekipi i Londrës ka dërguar te Viteshe në huazim kanë qenë gjithmonë pjesën e prespektivës së largët, e jo një mënyrë për t’i djegur.
Ndërkohë nga krahu tjetër kanë shpërthyer kritikat për sulmuesin kryesor të Chelseat, Abraham. Në ndeshjen e djeshme kundër Totenhemit ka pasur një paraqitje skandaloze duke i mohuar fitoren skuadrës së Lampard. Shumë pasime të gabuara dhe mundësi të shpërdoruara që kanë sjellë edhe kritikat e opinionit sportiv. Nëse shohim me vëmendje edhe statistikat dallohet qartë se Abraham arrin që të realizojë ato pak gola në ndeshje jo vendimtare, ndaj skuadrave më të lehta në letër. Nëse vazhdon kjo situatë me sulmin dhe Broja do të ketë këtë ecuri shpërthyese në Holandë, kthimi te Chelsea për sulmuesin shqiptar do të jetë më shpejt nga çfarë është menduar. /Sport Ekspres/
Tammy Abraham vs Tottenham (H) | Bozo footballer pic.twitter.com/MXN2QjhmvS
— ? (@SamardzicFlair) November 29, 2020