Dy afrimet e fundit për Southampton ishin sulmuesit Armstrong dhe Armando Broja. Para ndeshjes me Evertonin, trajneri Hasenhutl u shpreh në konferencën për shtyp se të dy këta lojtarë duan kohën e tyre dhe nuk do të ishin të gatshëm për këtë sfidë pasi ishim më mbrapa se futbollistët e tjerë të Southampton sa i përket stërvitjes dhe përshtatjes me fizionominë e ekipit.
Kështu në nisje të takimit, Armando Broja rezultoi se nuk ishte i grumbulluar. Por kurthi i trajnerit ishte Armstrong, pasi ky lojtar e ka nisur si titullar ndaj Evertonit. Për më tepër që ka arritur të realizojë edhe golin e parë në minutën e 30 të takimit për ta mbyllur pjesën e parë me shifrat 0-1. /Sport Ekspres/