Shqipëria e ka mbyllur në mënyrë më të mirë këtë sezon të Ligës së Kombeve, teska ka mposhtur Bjellorusinë në “Air Albania“ me shifrat 3-2. Një 3 pikësh që i jep Kombëtares sonë vendin e parë në grup, i cili ishte edhe objektivi fillestar për ta. Sigurisht që pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit të ndeshjes, festa kuqezi ishte e pashmangshme.
Por nëse në kampin shqiptar mbizotëronte gëzimi, e kundërta ndodhte në anën kundërshtare. Bjellorusët duket se nuk e kanë kapërdirë lehtë këtë humbje kundër Shqipërisë, pasi përfundimi i kësaj “finaleje“ për vendin e parë në grup është shoqëruar me tensione.
Lojtarët e Bjellorusisë janë konfliktuar me ata të Kombëtares sonë, duke bërë që arbitri të bëjë detyrën e tij edhe pse takmi kishte përfunduar. Gjyqtari thërret pranë vetes Gjimshitin së bashku me Antilevskin, duke i ndëshkuar me karton të verdhë. Ndërkohë të njëjtin fat e ka pasur edhe Manaj me Laptsew./Halit Delibashi-Sport Ekspres/