Beshiktashi dhe Trabzonspori janë duke luajtur finalen e Kupës së Turqisë. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1. Trabzonspori kaloi i pari në avantazh me anë të golit të Onuachu-së të shënuar në minutën e 14.
Por bardhezinjtë barazuan në minutën e 3-të shtesë të pjesës së parë. Enis Bardhi preku topin me dorë në zonën e rreptësisë, duke shkaktuar një penallti për Beshiktashin. Nga pika e bardhë e 11 metrave ishte Ghezzal-i ai që e dërgoi me sukses topin në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Be?ikta?‘?n kazand??? penalt? pozisyonu ve sonras?nda Ghezzal’?n golü.
— SPOR – ZAMANI (@SporZamani034) May 23, 2024