VIDEO/ “Besë e fe kemi kombin”! Nuk vendoset më i Kosovës, tifozët e Gjakovës kthejnë si rregull të intonohet vetëm i Shqipërisë

Pak ditë më parë tifozët e Vëllaznimit morën fjalën e parë pasi vërshëllyen himnin e Kosovës dhe nisën të këndonin atë të Shqipërisë. Ndërkohë sot u zhvillua takimi mes Vëllaznimit dhe Bashkimit.

Këtë herë nuk u vendos himni i Kosovës, u intonua vetëm i Shqipërisë. Gjithashtu tifozët e Gjakovës kishin menduar një mesazh me banderolë: “Besë e fe ne kemi kombin shqiptar”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *