VIDEO/ Bën diferencën edhe 39 vjeç, Ronaldo e nis kampionatin me gol

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Rregullat e vetë natyrës nuk kanë mundur ta ndalin dot Cristiano Ronaldon. Edhe pse 39 vjeç, sulmuesi portugez vazhdon të ketë një formë të jashtëzakonshme fizike. Mosha nuk e ka penguar aspak që të bëjë diferencën në fushën e lojës.

Ish-lojtari i Realit të Madridit e ka nisur kampionatin e Arabisë Saudite me gol. Ronaldo tundi rrjetën në minutën e 34-t, kur i shpëtoi mbulimit të mbrojtes dhe me një goditje të fuqishme me kokë e ndali topin në rrjetë. Portugezi arriti të shënonte përsëri në minutën e 76, por këtë herë sistemi VAR i ngri festën dhe i anulloi golin. Ndeshja kundër Al- Raed-it përfundoi në barazim 1-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/