VIDEO/ Belgjika e pamëshirshme pa Lukakun, turpëron Poloninë e Levandovskit me festival golash

Belgjika ka përjetuar një nga mbrëmjet më të bukura të saj. Belgët kanë marrë fitoren e parë në Ligën e Kombeve për këtë sezon dhe këtë e kanë bërë me një festival golash. Polonia kaloi e para në avantazh në minutën e 28, duke u munduar të surprizojë kundështarët. Por kundërpërgjigja do të vinte vetëm 3 minuta para fundit të pjesës së parë, atëherë kur Vitsel barazoi rezultatin.

Ndërkohë pjesa e dytë e lojës solli shpërfytyrimin e Polonisë. Kevin De Brujne i jep epërsinë Kombëtares së tij në minutën e 59, epërsi e cila vetëm sa do të thellohej deri në fund të sfidës. Trosard shënon dy herë në portën e polakëve, konkretisht në minutën e 73-të dhe të 80. Në të 83-tën ishte Dendonker ai që shtoi emrin e tij në listën e golashënuesve, ndërsa goditjen përfundimtare e dha Openda në minutën e 93-të. Belgjika turpëron kështu Poloninë me shifrat 6-1, duke i dhënë bardhekuqve një nga humbjet më të thella në histori./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *