Mbrëmjen e sotme janë luajtur dy ndeshjet e fundit të grupit B. Belgjika bën detyrën duke mposhtur me shifrat 0-2 Finalndën. Lukaku dhe një autogol i portierit Hradeçki i japin belgëve vendin e parë me pikë të plota në grup. Ndërkohë spekltakli ka qenë i gjithi i rezervuar në Kopenhagen.
Me stadiumin e mbushur plot dhe nën gumëzhimat e tifozëve, Danimarka dhuron “shou“ në fushën e lojës, duke shkatërruar me rezultatin 1-4 Rusinë. I pari ishte Damsgard ai që tundi rrjetën me një supergol nga larg, ndërsa Poulsen merr një asist fantastik nga kundërshtarët për të dyfishuar shifrat.
Rusët kundërpërgjigjen me një gol nga pika e bardhë e penalltisë, por nordikët nuk kishin ndërmend të ndaleshin me kaq. Në minutën e 79, Kristensen ndez stadiumin me një perlë nga distanca që përfundon pas shpinës së portierit rival. E për të mos u mjaftuar me kaq, Mahle përshëndet përsëri rrjetën vetëm 3 minuta më vonë, duke vulosur kualifikimin në një mbrëmje magjike e plot emocion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Christensen! My word! What a strike. https://t.co/dd7iYXu4Bw
— TroopzTV (@TheRealTroopzTV) June 21, 2021