VIDEO/ Befasia më e madhe me humbjen e Manchester City në shtëpi, i shkatërroi sulmuesi që nuk shkoi në Botëror për shkak të pasionit për bastet sportive

Lojtarët e Manchester City pësuan një disfatë tronditëse në shtëpi ndaj Brentfordit me rezultat 1-2 në kuadër të javës së 16-të të Premier League. “Qytetarët” u mposhtën në stadiumin “Etihad” nga Ivan Toney qendërsulmuesi që shënoi të dy golat për miqtë.

Toney fillimisht i dha epërsinë Brentfordit në minutën e 16-të dhe goli i barazimit erdhi në fundin e së parës. Foden ishte golashënuesi për Manchester Cityn, i cili më vonë u përpoq të përmbyste situatën, por në vend që të kalonte përkohësisht në avantazh, pasoi një dush i ftohtë.

Toney, për të cilin nuk kishte vend në listën e Botërorit të Katarit, për shkak të pasionit të tij për të luajtur bastet sportive, shënoi në minutën e 98-të për befasinë më të madhe të sezonit deri tani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *