Një befasi ka ndodhur këtë mbrëmje në Prishtinë. Kosova ka humbur me rezultatin 0-2 në “Fadil Vokrri” ndaj modestëve Jordanisë. Miqtë zhbllokojnë rezultatin që në minutën e 18, kur Baha Faisal realizon një gol spektakolar në portën e Muriçit. Ndërkohë historinë e kësaj përballjeje miqësore e mbylli përfundimisht një gabim i pafalshëm i Mërgim Vojvodës.
Megjithëse arriti të fitonte duelin e shpejtësisë me kundërshtarin, rrëshqitja e mbrojtësit shqiptar rezultoi e gabuar dhe topi ra në këmbët e Al Daradour, i cili në brendësi të zonës nuk gabon të shënojë. Një nisje jo e mirë e aventurës në krye të pankinës së Kosovës për Glihan, i cili duhet të nxjerrë mësimet e duhura nga ndeshja e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/