Napoli kishte përgatitur festën për titullin kampion të Serisë A. Ekipit të Spaletit i mjaftonte një fitore kundër Salernitanës pasi Interi mundi Lacion. Vendasit kaluan në avantazh me anë të Oliveria në minutën e 62.
E teksa të gjithë po prisnin mbylljen e ndeshjes për të filluar me festën, Dia nuk ndante të njëjtin mendim. Futbollisti i Salernitanas realizoi një super gol duke i prishur Napolit festën e titullit. Tani kjo skuadër është e detyruar që të pres ndeshjen e radhës për të siguruar matematikisht vendin e parë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/