Vrioni ka shpërthyer në ditën e djeshme gjatë përballjes mes Tirolit dhe Wolfsberger. Sulmuesi shqiptar realizoi 3 gola dhe dha 1 asist, në një ndeshje ndaj rivalit që pozicionohet në vendin e dytë. Ndërkohë ekipi i Tirolit gjendet mes vendeve të fundit të renditjes dhe kjo dëshmon qartë aftësitë e Vrionit, i cili shumë ndeshje i ka humbur në këtë sezon për shkakun e dëmtimit.
Golat e shënuara prej tij nuk ishin të thjeshtë. Në realizimin e parë ia doli për ta dërguar topin në rrjetë me kokë, me një mënyrë realizimi dhe forcë topi që i jep Kristiano Ronaldo. Madje edhe vetë Vrioni e kuptoi fotokopjen dhe nisi që të festonte si portugezi.
Në golin e dytë të shënuar prej Vrioni duhet të ndalemi më tepër. Sulmuesi shqiptar nisi të vallëzonte mes disa kundërshtarëve dhe ia doli që t’i kalojë, duke goditur në portë dhe i ndjekur nga devijimi i portierit, sfera përfundoi në rrjetë.
Disa do ta akordonin si golin e Vrionit dhe të tjerë si autogolin e portierit Khofler. Në fund të ndeshjes, futbollisti shqiptar nuk i besoi gazetarit. “Nuk ishte goli im? Seriozisht? Më duket se po tallesh”, tha Vrioni.
Ndëërkohë edhe goli i tretë i tij ishte fantastik duke e gjetur rrjetën nga distanca, për t’u afruar më tepër me Lionel Mesin. Të gjitha këto realizime mund t’i ndiqni në përmbledhjen e ndeshjes që vjen më poshtë. “Jam stërvitur me ekipin A të Juventusit dhe kjo më ndihmoi shumë. Unë tani e di se çfarë do të thotë të jesh futbollist profesionist. Pas kësaj ndeshjes, dua që të vazhdoj në këtë mënyrë”, përmbylli Vrioni. /Sport Ekspres/