Llapi e përfundoi sot aventurën europiane. Klubi nga Kosova u eliminua nga Buduçnosti me rezultat të përgjithshëm 4-2. Malazezët fituan ndeshjen e parë në Podgoricë 2-0, çka solli një mobilizim të jashtëzakonshëm të tifozerisë shqiptare. Ultrasit në Kosovë lanë mënjanë “armiqësitë“ sportive dhe u bënë bashkë në “Fadil Vokrri“ në mbështetje të Llapit. Krahë tyre në stadium mbërritën edhe tifogrupe shqiptare nga Maqedonia e Veriut si dhe Shqipëria.
Megjithatë ky bashkim nuk solli përmbysjen e pritur. Buduçnosti kalon i pari në avantazh në minutën e 23-të, kur Djukanoviç bën nxjerr jashtë loje mbrojtësin që kishte pranë dhe tund rrjetën. Por Llapi kundërpërgjigjet brenda pjesës së parë, teksa Firmino tregohet i saktë nga penalltina në minutën e parë të shtesës.
Ndëkohë në minutën e 64-t ishte përsëri Djukanoviç që shënon për Buduçnostin, duke e vështirësuar së tepërmi misionin e Llapit. Albion Kurtaj realizon një gol të mrekullueshëm në minutën e 70, por që fatkeqësisht nuk mjafton për të siguruar kualifikimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Ndeshja përfundon me shifrat 2-2 dhe Llapi e sheh veten jashtë Europës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/