VIDEO/ Barcelona prek fundin, e mund edhe Kadiz dhe sheh Suarezin në krye 12 pikë larg

Një Barcelonë me dy fytyra këtë sezon. Nëse në Champions ende nuk njeh humbje, në La Liga ka prekur fundin. Katalanasit nuk po funksionojnë edhe me afrimin e Koeman në stol dhe me largimin e presidentit Bartomeu. Skuadra spanjolle ka dalë e mposhtur nga transferta me Kadiz, të cilët kanë fituar me shifrat 2-1.

Gimenez ka tundur rrjetën që në minutën e 8, duke shtangur kështu Barçën. Në pjesën e dytë do të vinte edhe baraspesha, por sërish meritë kanë kundërshtarët, teksa Alcala devijon topin në portën e tij. Megjithatë festa katalanase zgjat vetëm 5 minuta, pasi presioni i Negredos në zonën e Barcelonës bën që të vijë edhe goli i dytë.

Blaugranat mbeten në kuotën e 14 pikëve në tabelën e renditjes, ku mbajnë pozitën e 7 pas 10 takimeve të luajtura. Një vend që nuk i shkon aspak për shtat një ekipi që gjithnjë hyn me objektivin për të marrë titullin kampion, ndërsa këtë sezon e sheh Suarezin të qendrojë në krye 12 pikë larg tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1335334365853790221

https://twitter.com/Goal4334/status/1335316604557647872

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *