Barcelona vazhdon me serinë e fitoreve në kampionat, ku numëron suksesin e 5-të radhazi. Katalanasit mposhtën me rezultatin 2-1 Atletiko Bilbaon, një skuadër e cila ka treguar që nuk është e lehtë në fushë. Kapiteni Lionel Mesi hapi sfidën në minutën e 20-të dhe e mbylli pjesën e parë me rezultatin 1-0.
Në minutën e 49-të, një autogol i Jordi Albës do të sillte baraspeshën në “Kamp Nou”. Duket se dyshja Mesi-Grizman kanë gjetur harmoninë e munguar dhe po funksionon më së miri, teksa francezi i dhuroi golin e fitores skuadrës së Barcelonës. Me këtë fitore, katalanasit ngjiten në vendin e dytë me pikë të barabarta me Realin e Madridit, dhe nisin luftën për vendin e parë që mbahet nga Atletiko Madrid./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
https://twitter.com/BarcelonaEsMx/status/1355999381439213570