“Edhe po të prek veten për fat bëhem diskutim“, Gatuzo shpërthen ndaj mediave: Po më masakroni me shuplaka

Rezultatet e Napolit këtë sezon kanë qenë të luhatura dhe po ahstu edhe vendi i Xhenaro Gatuzos në pankinë. Kohët e fundit është përfolur së tepërmi për një shkarkim të tij nga presidenti De Laurentis, si dhe nuk kanë munguar kritikat në media për ecurinë e të kaltërve. Por këto kanë ngjallur zemërimin e Gatuzos, i cili pas fitores së sotme kundër Parmës ka shprehur të gjitha pakënaqësitë e tij. Trajneri italian tregon se e kanë masakruar me lajmet e publikuar në media, si dhe nuk e pranon dot faktin se duhet të marrë ofendime personale për shkak të detyrës së tij.

“Unë jam masakruar me përpikëri çdo ditë, marr shuplaka sa majtas dhe djathtas. Unë nuk lexoj asgjë, nëse marr diçka e marr sepse avokati im ma dërgon mua. Unë duhet të punoj. Nëse nuk fitoj me Xhenoan dhe Atalantën dhe prek veten në mënyrë që të mos i sjell vetes fat të keq, do të kthehem në diskutim.

Unë nuk argumentoj, por vallja ka filluar një muaj më parë. Ata më thonë se jam i vrazhdë, madje përmendin tregun e peshkut, sepse duhet klas për të ardhur dhe për të ngrënë. Pastaj më thonë se po vdes dhe nuk mund të stërvis dhe jam i paaftë. Nëse ndonjë tifoz tastiere në gjatë katantinës nuk di se çfarë të bëjë dhe dëshiron të shkruajë për mua tërë ditën nuk është problemi im, por fyerjet kanë dalë nga njerëz të njohur, të cilët kanë qenë duke punuar këtu për shumë vite. Nuk mund ta pranoj këtë, ato janë ofendime personale dhe nuk mund ta pranoj, sepse janë shkruar gjëra të rënda.

Marrëdhënia me presidentin ka qenë gjithmonë një marrëdhënie e mirë. Unë nuk mund ta mohoj që në 20 ditët e fundit nga ana ime për gjithçka që ka ndodhur atje. Unë jam një punonjës i tij, ai kurrë nuk më ka bërë të humbas asgjë . Kërkova një lojtar dhe ai ma dha. Edhe pse nuk firmosa rinovimin, nuk fola me askënd edhe nëse do kisha disa takime. Presidenti nuk e menaxhoi mirë, thjesht po e them këtë”, ka deklaraur Xhenaro Gatuzo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online