Barcelona luajti miqësore kundër Totenhemit në orët e para të ditës së sotme. Takimi përfundoi në barazimin 2-2, ndërsa gjithçka u vendos me penallti, aty ku katalunasit ishin më të qartë dhe arritën të fitonin me rezultatin 5-3. Trajneri Valverde luajti me formacionin e dytë, ndërsa nga titullarët luajti vetëm Sergio Roberto. As anglezët nuk ishin me forca të plota, pasi ishin pak nga titullarët.
Takimi kishte dy anët e medaljes, pasi Barceloan fitoi pjesën e parë me rezultatin 2-0. Golat u shënuan që në minutën e 15′ me Munir El Hadadi, ndërsa Artur dyfishoi shifrat në minutën e 29′. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, në 45 minutat e dyta, trajneri Valverde ndryshoi gjithë ekipin duke i dhënë mundësinë e debutimit dhe Malkomit që e mori nga Monako.
Totenhemi arriti të barazonte shifrat për 2 minuta, nga minutat e 73′ deri në minutën e 75′. Son ngushtoi diferencën fillimisht, ndërsa Koudou baraspeshoi gjithçka. 90 minutat e para u mbyllën në barazimin 2-2, ndërsa ndeshja u nda nga penalltitë. Barcelona u tregua më e saktë se anglezët dhe fitoi me rezultatin 5-3.
https://youtu.be/ig1wNSPZYZo