Barazimi 1-1 në Austri mes Bajernit të Mynihut dhe Salcburgut ishte befasia e madhe për të gjithë opinionin sportiv. Por ky rezultat thjesht ka ndezur më shumë “tërbimin” e bavarezëve, që kanë treguar fytyrën e vërtetë në shtëpinë e vetë. Bajerni ka shtypur edhe shpresën më të vogël të rivalëve që në pjesën e parë të takimit.
Skuadrat i janë drejtuar dhomave të zhveshjes pas 45 minutave me shifrat 4-0 për gjigantin gjerman. Robert Levandovski i ka treguar Salcburgut përse cilësohet si sulmuesi më i mirë në botë, teksa arriti të tundë rrjetën 3 herë, konkretisht në minutat e 12, 21, 23. Dy prej golave erdhën nga pika e bardhë e penalltisë, të cilat po ai vetë arriti ti fitonte. Ndërkohë në minutën e 30 ishte Gnabri ai që tundi rrjetën për të çuar shifrat në 4-0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/