VIDEO/ Ballshiotët largohen mes dëshpërimit të madh, Vllaznia ia hedh paq për të mbajtur vendin e “Play-Out”

Vllaznia nuk ka marrë më shumë sesa një barazim me rezultatin 2-2 ndaj Bylisit. Por përgjatë 90 minutave, shkodranët e kanë parë veten dy herë në disavantazh. Fillimisht ishte Mllugja që kaloi në avantazh nga 11-metrat miqtë, por Gurishta nuk do të gabonte para Hidit në minutën e 24.

Në pjesën e dytë ishte një kombinim i bukur mes Qardakut dhe Mozones, që sollën edhe golin e dytë për Bylisin. Kur pritej që këta të fundit të merrnin tre pikët dhe të futeshin në vallen e Europës, e pësojnë në minutën e 83 nga Sidorenko. Ky i fundit e gjen topin edhe me pak fat, për ta mposhtur për herë të dytë Hidin. Dëshpërimi përjetohet nga lojtarët e Bylisit, megjithëse të lumtur nuk mund të quhen as shkodranët, që ia hedhin më të keqes në këtë përballje, por mbeten sërish në vendin e 8 që të dërgon në “Play-Out”. /Sport Ekspres/

Vllaznia-Bylis është si një finale e parakohshme mes dy ekipeve që kërkojnë me patjetër fitoren, për t’u larguar sa më tepër me vendin që të dërgon në “Play-Out”. Një sfidë kjo që pritet me vëmendje të madhe dhe kërshëri nga tifozët, ndërsa do të nisë në orën 17:00.

Trajneri Dedja i ka besuar sërish portierit Efremov, për të cilin ka pasur shumë diskutime te kampi shkodran, ndërsa nga ana tjetër nuk kemi shumë ndryshime te Bylisi me zgjedhjet e Dovedan. /Sport Ekspres/

Vllaznia: Efremov, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Zogaj, Gurishta, Krymi, Kruja, Hygor, Junior

Bylisi: Hidi, Ntephe, Shkalla, Goxhaj, Peposhi, Ujka, Mëllugja, Murataj, Hadroj, Ndreca, Bajramaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *