Skuadra e Ilir Dajës, F.K Ballkani është me një “këmbë” drejt turit të tretë të Conference League. Kampionët e Kosovës mposhtën në transfertë La Fiorita-n, skuadër nën shtetin e vogël të San Marinos.
Ballkani shënoi 4 herë në portën e La Fioritas. Albion Rrahmani shkëlqeu me dy gola në këtë sfidë, përkatësisht në minutën ne 23-të dhe të 51-të. Gjithashtu në këtë ndeshje lanë gjurmë dhe futbollistët Korenica e Berisha. Ndeshja e kthimit do të luhet në Prishtinë, por me fitoren 0-4 në transfertë suharekasit janë pothuajse të kualifikuar.
Turi i tretë gjithashtu rezervon rivalë të lehtë në letër, çka e bën Ballkanin të shpresojë së tepërmi për një sukses historik. Kujtojmë se kjo është paraqitja e parë në Europë në historinë e këtij klubi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/