VIDEO/ Ballkani e pëson në shtesa nga lituanezët, Ilir Daja do të provojë fatin në Conference League

Ka përfunduar sot rrugëtimi në Champions League për Ballkanin. Pas barazimit 1-1 në Kosovë, klubi ka Suhareka ka arritur ta  dërgojë sfidën e kthimit në shtesa. 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan në 0-0, ndëra në shtesa ishte Zalgirisi ai që siguroi kualifikimin.

Kehinde shmang portierin dhe me një top që kalon pranë këmbëve të mbrojtësave të Ballkanit shënon golin e fitores në minutën e 97. Ky gol ka mjaftuar që lituanezët të shkojnë në turin e dytë të Champions League-s. Ndërkohë Ilir Daja ka një tjetër shans me ekipin e tij. Kampionët e Kosovës tashmë do të marrin pjesë në turin e dytë të Conference League-s, ku do të gjejë një kundërshtar të lehtë në letër si La Fiorita e San Marinos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *