VIDEO/ Bajerni i Mynihut hipotekon kreun, Levandovski vendos rekord pas rikthimit

Bajerni i Mynihut ka luajtur pasditen e sotme ndeshjen e parë pas rikthimit të Bundesligës, ku kanë marrë 3 pikët dhe ruajnë ende kreun e tabelës. Takimi mes Unionit të Berlinit dhe bavarezëve ka përfunduar në shifrat 0-2, ndërsa miqtë e kanë gjetur rrugën e rrjetës nga një herë për secilën pjesë. Ndërkohë bashkë me Bundesligën ditën e sotme u rikthye edhe VAR-i, i cili i mohoi një gol Tomas Mylerit në minutën e 19 të ndeshjes, pasi është konsideruar si një pozicion jashtë loje.

Por për t’i dhuruar avantazhin Bajernit do të mendonte Robert Levandovski, i cili ekzekuton me saktësi një penallti, që pari edhe kontestime nga kundërshtarët. Pandemia me sa duket nuk mundi t’ia hiqte dot nuhatjen e golit sulmuesit polak, madje përkundrazi e ka rikthyer atë me një rekord. Levandovski me golin e shënuar në minutën e 40 bëhet edhe i pari që arrin shifrën e 40 golave për këtë sezon, duke i treguar të gjithëve kështu se bavarezët kanë një armë vdekjeprurëse në majën e sulmit. Ndërkaq 10 minuta përpara përfundimit të ndeshjes, do të ishte mbrojtësi francez, Pavard, ai i cili shfrytëzoi një goditje nga këndi për të shënuar të dytin gol për këtë takim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Goli i anuluar i Myler

https://twitter.com/BocaJrsVideo/status/1262076564981772288

https://twitter.com/GoalTimeFR/status/1262083570593603586

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *