Bajerni i Mynihut është tashmë pjesë e historisë. Nuk ka asnjë trofe që gjigantët bavarez nuk e kanë fituar këtë sezon. Pas kampionatit, Kupës së Gjermanisë, Champions League, Superkupës së Europës, tashmë është Kupa e Botës për klube kupa e radhës që shtohet në vitrinën e skuadrës së drejtuar nga Hansi Flik.
Bajerni ka mposhtur me shifrat minumale 1-0 Tigres, megjithëse e ka arritur një gjë të tillë mes polemikave. Zakonisht jemi mësuar që VAR-i të prishë festën e skuadrave, por këtë herë e kundërta ka ndodhur. Benjamin Pavar dërgon topin në rrjetë në minutën e 58, por menjëherë anësori ngre lart flamurin për pozicionin jashtë loje. Madje edhe një prekje me dorë e Levandovskit është dyshuar përpara se mbrojtësi francez të zotëronte topin.
Mirëpo është VAR-i ai që hedh poshtë vendimin e anulimit të golit, duke i dhënë mundësinë kështu bavarezëve të udhëhiqnin me atë gol, që do të rezultonte i vetmi i kësaj finaleje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Entérate || Con la validación del VAR al minuto 58, Benjamin #Pavard anotó el 1-0 de #Bayern Munich sobre Tigres UANL, en la final del #MundialDeClubes pic.twitter.com/uyi3yvTepN
— Vivo Noticias (@VivoNoticiasMX) February 11, 2021
https://twitter.com/Citizenreturn/status/1359951088305201165