VIDEO/ Atmosferë elektrizuese për vajzat e Kolës, tifozë të shumtë në “Air Albania” dhe Shqipëria po fiton

Shqipëria U-16 e femrave po luan ndeshjen e fundit të turneut “UEFA Development”. Vajzat kuqezi janë duke u përballur me bashkëmoshataret e Malit të Zi, ndërsa aktualisht janë duke shijuar suksesin e radhës. Pas dy fitoreve të para me rezultatin e njëjtë, 3-1, Agustin Kola po e udhëheq ekipin drejt së njëjtës rrugë edhe këtë herë, megjithëse asgjë nuk ka përfunduar ende.

Vajzat e Shqipërisë momentalisht kanë shënuar tre herë në portën kundërshtare deri më tani, ku fillimisht do të ishte Qosja që do të gjente golin në minutën e 28, për të vazhduar më pas me Cokajn në të 34-tën. Për Malin e Zi do të shënonte golin e vetëm deri më tani futbollistja Toskoviç, ndërsa vetëm një minutë para përfundimit të pjesës së parë Tanushi do të përkthente në gol një 11 metërsh.

Tifozët nuk kanë munguar as këtë herë në “Air Albania”. Ashtu si në ndeshjen e fundit, ku rreth 6000 të rinj ishin të pranishëm në stadium, edhe këtë takim interesi duket i lartë. Tifozët nuk i kanë lënë vetëm vajzat kuqezi, ndërsa këto të fundit po e shpërblejnë gjithçka në fushën e lojës në këtë pjesë të parë të takimit. Në rast se ndeshja përfundon me shifra të tilla deri në fund, atëherë ekipi i Agustin Kolës do të numërojë plot 3 fitore në po aq takime të zhvilluara./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *