Partizani i Sormanit i afrohet dhe më shumë Tiranës, “mos i lini më goditje dënimi” Bruno Telushit

0

Laçi nuk ia ka dalë dot të ndalë Partizanin në ditën e sotme. Të kuqtë fituan me përmbysje në transfertë duke shkuar tashmë vetëm 4 pikë larg tiranës së vendit të dytë, me të cilët do përballen dy javë më pas. Ekipi i Sormanit duket se është zgjuar dhe e ka lënë pas atë formë të dobët si dhe eleminimin surprizues nga Kupa e Shqipërisë.

Fillimisht ishin kurbinasit ata që kaluan në avantazh me anë të një goli të Xhixhës në minutën e 28 të takimit. Por kjo epërsi nuk ka zgjatur shumë, teksa vetëm 3 minuta më vonë Telushi do të vendoste baraspeshën me një supergol nga goditja e dënimit. Ndërkohë në harkun kohor të 4 minutave Partizni përmbys gjithçka, teksa këtë herë do të sihte Bitri ai që do të tundte rrjetën.

Fati i takimit u vendos kështu që në 45 minutat e para të takimit, ndërsa në minutat e fundit të kohës së rregullt Telushi vendos edhe njëherë tjetër emrin e tij në listën e golashënuesëve. Mënyra do të ishte sërish e njëjtë, një perlë nga goditja e dënimit. Nisur nga kjo e sotma, kundërshtarët të shpresojnë që Partizanit të mos i lërë më të drejtën e ekzekutimit të goditjeve të dënimit, pasi ajo çfarë këmbët e tij sjellin prej aty është vërtet e frikshme./Sport Ekspres/

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatovic, Gjoni, Turkaj, Rapo, Shehu, Lushkja, Greca, Xhixha, Nuabueze

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Telushi, Broja, Cordeiro, Çinari, Bardhi, Solomon

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.