VIDEO/ Atletikoja i lë topin Realit, por i shënon tre gola! Morata vendos derbin e Madridit

Derbi i zjarrtë i Madridit ka përfunduar me triumfin e Atletikos. Skuadra e Simeones ka fituar me shifrat 3-1 kundër “los blancos”. Statistikat flasin të kundërtën e rezultatit. Reali regjistroi 20 tentativa, ndër të cilat 5 ishin në portë. Ndërsa në krahun tjetër, bardhekuqtë patën 10 tentativa, ndër të cilat 4 ishin në kuadrat. Ndërkohë përqindja e topit rezulton 64% në favor të Realit të Madridit.

Atletiko i la topin në këmbë Realit, por në fund i shënoi tre golat dhe mori fitoren. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 4-t nga Alvaro Morata, ndërsa në të 18-n Grizmani dyfishoi rezultatin. Toni Krosi ngushtoi diferencat në minutën e 35, por sapo filloi pjesa e dytë Alvaro Morata vendosi rezultatin përfundimtar të derbit në 3-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online