Teksa jemi në periudhë merkato, Atalanta ka menduar të rikthejë në vëmendje momentin e bukur të përmbysjes së rezultatit ndaj Olimpiakosit në mënyrë origjinale. Gjigandët e Greqisë po kryesonin ndeshjen, por në fund ishte Berat Gjimshiti që përmbysi gjithçka me dy golat e tij në pak minuta.
“A doni një lojtar që të përmbys ndeshjen? Telefonojeni Berat Gjimshitin”. Sigurisht, kjo nuk është një thirrje për klubet e tjera që ta marrin në merkato mbrojtësin shqiptar, megjithëse tingëllon e tillë. Lojtari do të rinovonte pak kohë më parë me Atalantën dhe trajneri Gasperini vazhdon që ta konsiderojë si pjesë të paprekshme, por italianët kanë luajtur në këtë mënyrë me “plagën” e Olimpiakosit. /Sport Ekspres/
Moments 21/22 ?#Djimsiti ribalta l’Olympiacos ? ?
Need a comeback? ? Better call #Djimmi ????#GoAtalantaGo ??? pic.twitter.com/ozSxbOfYNA
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) July 3, 2022