Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit në grup për Bayern Munich-un dhe Interin. Bavarezët kanë fituar me rezultatin 2-0 kundër italianëve të Inzagit dhe e mbyllin fazën e grupeve në vendin e parë. Ndeshja nisi me polemika të mëdha, teksa arbitri nuk akordon një penallti për zikaltrit, pavarësisht se Sadio Mane preku dukshëm topin me dorë në zonë.
Një vendim që vendosi shumë për fatin e takimit, i cili mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë. Goli i parë erdhi në minutën e 32-të nga Pavard, që nga një goditje këndi e dërgon topin me kokë në rrjetë. Në minutën e 72-të do të vinte edhe goli që do të vuloste përfundimisht humbjen e Interit. Mbrojta italiane lë hapësira të mëdha për Choupo-Moting-un që me një të djathtë potente e dërgon topin në trekëndësh. Bayern-i kalon në epërsi të dyfishtë, e cila qendron e tilllë deri në fund të takimit. Titullar nga minuta e parë mbrëmjen e sotme ishte edhe Kristjan Asllani, i cili përmbushi për herë të parë 90 minuta të plota në Champions League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
WHAT A GOAL BY CHOUPO MOTING! ? pic.twitter.com/EU6pcdzyfz
— ??????? (@JilshieFCB) November 1, 2022